• e premte, 27 dhjetor 2024

Shqiptohen 106 sanksione për automjetet me xhama të zinj

Shqiptohen 106 sanksione për automjetet me xhama të zinj

 Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA)  -  Në periudhën nga 1 janari deri më 31 janar të vitit 2024, Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar kontroll në territorin e shtetit për sanksionimin e mosplotësimit të kushteve të parapara në lidhje me ngjyrosjen e xhamave të automjeteve.

 Siç njoftoi MPB-ja, gjatë kontrollit janë sanksionuar 106 pjesëmarrës në komunikacion. Për të gjithë shkelësit janë bërë parashtrimet përkatëse.

 Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR