• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shqipëria dhe Mali i Zi dakorduan bashkëpunim policor gjatë sezonit turistik

Shqipëria dhe Mali i Zi dakorduan bashkëpunim policor gjatë sezonit turistik

Tiranë, 14 qershor 2023 (MIA) - Drejtorët e përgjithshëm të policive të Shqipërisë dhe malit të Zi, Muhamet Rrumbullaku dhe Nikolla Terziq nënshkruan protokoll për bashkëpunim gjatë këtij sezoni turistik.

Takimi i përfaqësuesve zyrtarë në nivel ndërshtetëror daton që nga viti 2012 dhe lloji i këtillë i bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dakordohet çdo vit.

Gjatë nënshkrimit të protokollit në Podgoricë, Rrumbullaku e vlerësoi alrtë bashkëpunimin mes policive të dy vendeve dhe gatishmërinë për prëforcim të bashkëpunimit në sfera të interesit të përbashkët, përfshirë edhe gjatë sezonit turistik.

Koelgu i tij Terziq shprehi kënaqësi të veçantë për aktivitetet e kryera me sukses në luftën kundër kontrabandës me drogë.

Në takimin e dy delegacioneve u bisedua edhe për disa tema, mes tjerash, për çështje të bashkëpunimit konkret në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës, migrimit ilegal dhe tregtisë me njerëz. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR