• e enjte, 18 korrik 2024

Shporta minimale sindikale për tetor është 46 198 denarë

Shporta minimale sindikale për tetor është 46 198 denarë

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Vlera e Shportës minimale sindikale për tetorin e këtij viti është 46 198 denarë, kumtoi Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM). 

Pjesa më e madhe e shportës, 44,06 për qind apo 19 668,36 denarë, bën pjesë tek ushqimi dhe pijet, ndërsa më së paku mirëmbajtja e shëndetit, 1,88 për qind apo 837,18 denarë.

Për banim në muajin tetor janë nevojitur 13 716,86 denarë apo 30,73 për qind, për higjienë 3 267,42 denarë apo 7,32 për qind, për transport 3 735 denarë apo 8,37 për qind, për veshmbathje 2 343,63 denarë apo 5,25 për qind, si dhe për kulturë 1 067,86 denarë apo 2,39 për qind. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR