• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpenzimet për jetesë vitin e kaluar janë rritur për 9.4 për qind

Shpenzimet për  jetesë vitin e kaluar janë rritur për 9.4 për qind

 Shkup, 9 janar 2024 (MIA) -  Shpenzimeve për jetesë vitin e kaluar krahasuar me vitin 2022 shënon rritje prej 9.4 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është 7.0 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Në dhjetor, shpenzimet për jetesë janë rritur për 0.2 për qind në krahasim me nëntorin, ndërsa çmimet e me pakicë për një për qind. 

 Rritje e indeksit është vërejtur te grupet mobilje, inventar dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 13.6 për qind, restorane dhe hotele për 12.7 për qind, ushqim dhe pije joalkoolike për 11.7 për qind, mallra dhe shërbime të llojllojshme për 11.6 për qind, banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera për 10.4 për qind, pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 8......

 Te çmimet me pakicë, rritje të indekseve është vërejtur në të gjitha grupet: Prodhimet ushqimore industriale për 12.5 për qind, Pije për 9.7 për qind, Prodhime bujqësore për 8.5 për qind, shërbime për 6 për qind dhe Prodhime industriale-joushqimore dhe duhan për 5.3 për qind.

 Indeksi i shpenzimeve për jetesë gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak, shënon rritje prej 3.6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shenon rritje prej 3.7 për qind.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR