• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpenzimet minimale në muajin prill ishin 49.384 denarë

Shpenzimet minimale në muajin prill ishin 49.384 denarë

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Shpenzimet minimale te një familje katër anëtarëshe në prill arrinin 49.384 denarë. më së shumti para ose 19.224 denarë nevojiteshin për ushqim dhe pije, si dhe për shpenzime të përgjithshme (13.423 denarë).

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, të cilët e përgatisin shportën e konsumatorit sindikal, thonë se një funksionar me pagën e tij mbulon tre shporta minimale sindikale, ndërsa një punëtor me dy paga e gjysmë minimale nuk mund ta mbulojë shportën konsumatore.

"Edhe krahas të gjitha masave të Qeverisë, shpenzimet për ushqim dhe pije vetëm për një vit janë rritur për 2.766 denarë, ndërsa në vitin 2023 asnjëherë nuk është ulur vlera e ushqimit dhe pijeve në pjesën e Shportës minimale sindikale që tregon se funksionarët e shikojnë vetëm interesin e tyre  dhe duke e ditur këtë fakt i kanë rritur pagat e tyre për 2.000 denarë në ditë ose për 78 për qind në muaj", thonë nga LSM. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR