• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpenzimet minimale mujore në mars janë 50.070 denarë

Shpenzimet minimale mujore në mars janë 50.070 denarë

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Shpenzimet minimale të një familjeje në mars arritën 50.070 denarë, tregojnë të dhënat e shportës sindikale të konsumatorit të përpunuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas llogaritjeve të sindikatës, 19.263 denarë janë nevojitur për ushqim, ndërsa 13.417 denarë për shlyerjen e shpenzimeve mujore të regjisë. Për transport janë nevojitur së paku 3.679 denarë, ndërsa për nevoja higjienike 3.186 denarë. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR