• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpenzimet e përgjithshme shëndetësore në vitin 2022 më të ulëta për 1,4 për qind krahasuar me vitin 2021

Shpenzimet e përgjithshme shëndetësore në vitin 2022 më të ulëta për 1,4 për qind krahasuar me vitin 2021

 Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Shpenzimet e përgjithshme rrjedhëse për shëndetësi në vitin 2022 arritën në 60.567 milionë denarë dhe shënojnë rënie prej 1,4 për qind në krahasim me vitin 2021, kur arritën 61.408 milionë denarë.

 Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rënia më e madhe krahasuar me vitin paraprak prej 44,9 për qind ka te kujdesi shëndetësor parandalues, te ofruesit e shërbimeve ndihmëse (shtesë) ulja është 41,1 për qind, ndërsa te shpenzimet private të ekonomive familjare. ulje prej 5 për qind.

Pjesëmarrje më të madhe në shpenzimet e përgjithshme rrjedhëse për shëndetësi kanë shpenzimet për trajtim prej 54,8 për qind, më pas ndjekur nga spitalet me 38,3 dhe mekanizmat qeveritarë (buxhetor) dhe sigurimet e detyrueshme shëndetësore me 57 për qind.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR