• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shpenzimet e jetesës në nëntor në nivel vjetor më të larta për 4,3, ndërsa çmimet e pakicës për 4,0 për qind

Shpenzimet e jetesës në nëntor në nivel vjetor më të larta për 4,3, ndërsa çmimet e pakicës për 4,0 për qind

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Shpenzimet e jetesës në nëntor të vitit 2024, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar shënojnë rritje prej 4,3 për qind, ndërsa çmimet e pakicës prej 4,0 për qind, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.

Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve së jetesës në nëntor 2024, krahasuar me tetorin e vitit 2024 është 1,0 për qind.

Rritja e inflacionit në nëntor të vitit 2024, krahasuar me tetorin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së shpenzimeve të jetesës në grupet pasuese: ushqim dhe pije joalkooloke për 2,1 për qind, rekreacion dhe kulturë, pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 1,5 për qind, restorante dhe hotele për 0,8 për qind, veshje dhe këpucë, shëndet për 0,2 për qind, strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për 0,1 për qind.

Në nëntor të vitit 2024, krahasuar me tetorin e vitit 2024, rënia e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: transport për 0,9 për qind, mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje shtëpiake për 0,3 për qind, mallra dhe shërbime të ndryshme me 0,1 për qind.

Shpenzimet e jetesës në grupet e komunikimit dhe arsimit mbeten në nivel të njëjtë si edhe në muajin e kaluar.

Çmimet me pakicë në muajin nëntor krahasuar me tetorin e këtij viti është vërejtur rritje prej 0,3 për qind. qa/

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR