• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shpallet thirrje për ndarjen e mjeteve financiare për furnizim të kombajnëve për korrjen e orizit

Shpallet thirrje për ndarjen e mjeteve financiare për furnizim të kombajnëve për korrjen e orizit

Shkup, 26 tetor 2024 (MIA) – Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural shpalli thirrje për ndarjen e mjeteve financiare për furnizim të kombajnave speciale për korrjen e orizit me helikopterë dhe/ose tharëse mobile të orizit.

Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme për shfrytëzues është 600.000 denarë, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 14 nëntori.  

“Të drejtë të shfrytëzimit të mjeteve kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin Unik të Ekonomive Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët është kapacitet minimal prodhues mbi 1 hektar sipërfaqe oriz”, bëjnë të ditur nga Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR