• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpallet gjendje krize në komunën Dellçevë

Shpallet gjendje krize në komunën Dellçevë

Dellçevë, 20 qershor 2023 (MIA) - Në Komunën e Dellçevës është shpallur gjendje e krizës, njoftuan nga Komuna. Nga atje thonë se vendimi është marrë në seancën e sotme të Qeverisë, ndërsa arsyeja e shpalljes së gjendjes së krizës është vërshimet dhe ballafaqimi me vërshimet dhe pasojat e tyre.

"Si pasojë e stuhisë në komunën e Dellçevës ka pasur dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe disa rrëshqitje të mëdha të dheut, sanimi i të cilave kërkon zgjidhje afatgjata që kërkojnë ndihmë shtetërore", theksuan nga Komuna e Dellçevës.

Paraprakisht, shërbimet komunale kanë dorëzuar informacion në Qeveri, ndërsa pas shpalljes së gjendjes së krizës pritet ndihma e nevojshme. Përveç në Dellçevë, gjendje krize për të njëjtat arsye është shpallur edhe në Komunën e Kriva Pallankës. ls/


Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR