• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpallen konkurse publike për dhënie me qira të tokës bujqësore deri tre hektarë në 34 rajone

Shpallen konkurse publike për dhënie me qira të tokës bujqësore deri tre hektarë në 34 rajone

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) kumtoi se janë shpallur katër konkurse publike për dhënie me qira të tokës bujqësore deri tre hektarë në 34 rajone në 878 komuna kadastrale.

Dedikimi dhe kohëzgjatja e qirasë për të cilën jepet toka bujqësore në pronësi shtetërore janë: ngritja e të mbjellave shumëvjeçare (vreshta, pemishte, sumbullare) dhe oranzheri, për periudhë deri 30 vite, ngritje e të mbjellave shumëvjeçare me lajthi për perudhë deri 70 vite, ngritje e ullishteve për periudhë deri 50 vite, kultivim i kulturave të tjera bujqësore dhe për vendosje të familjeve të bletëve për periudhë deri 15 vite, livadhe për periudhë deri 15 vite, për kultivim të drunjve me rritje të shpejtë në tokë bujqësore në mbi 700 metra lartësi mbidetare për periudhë deri 30 vite dhe basene peshqish deri 20 vite.

Sipas MBPEU-së, përmes katër konkurseve prëfhsihet toka bujqësore në të gjitha fshatrat e vendit, përkatësisht janë përfshirë sipërfaqe jashtë rajineve urbane. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë personat vendorë fizik dhe juridik dhe persona të huaj juridik, ndërsa afati për parashtrim të aplikimeve është 30 ditë nga dita e shpalljes së konkurseve publike.

Konkursi publik nr.01/23 përfshin 11 rajone (Gostivari, Tetova, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri, Resnja, Demir Hisari, Sveti Nikole, Kisella Voda dhe Çairi), me 246 komuna të publikuara kadastrale. Tek Konkursi i dytë nr.02/23 janë prëfshirë 10 rajone (Berova, Pehçeva, Manastiri, Makedonski Brodi, Vallandova, Vinica, Gjevgjelia, Prilepi, Shtipi dhe Velesi), me 206 komuna të publikuara kadastrale. Konkursi publik 03/23 përfshin 13 rajone (Dellçeva, Koçani, Kriva Pallanka, Kumanova, Krusheva, Kratova, Kavadari, Rosomani, Negotina, Strumica, Probishtipi, Radovishi dhe Gazi Baba), me 344 komuna të publikuara kadastrale. Tek Konkursi i katërt publik nr.04/23 janë përfshirë 7 rajone (Kavadari, Rosomani, Negotina, Vallandova, Dellçeva, Vinica dhe Gjevgjelia), me 82 komuna të publikuara kadastrale. Ky konkurs publik ka të bëjë me ndarjen e tokës bujqësore në të cilën tashmë janë ngritur të mbjella shumëvjeçare dhe në të cilin mund të aplikojnë pronarët e atyre të mbjellave me qëllim që ta rregullojnë të drejtën e shfrytëzimit të asaj toke.

Bujqit e interesuar, më shumë informata për konkurset mund të lexojnë në ueb-faqen e MBPEU-së: https://www.mzsv.gov.mk/ListEvents.aspx?IdLanguage=1&p=1&News=3&IdRoot=1. аb/

Foto: MBPEU

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR