• e premte, 27 dhjetor 2024

"Shpëtoni fëmijët": Fëmijët në Gazë janë në rrezik të vdesin nga uria, sëmundja dhe dehidratimi

Uashington, 9 nëntor 2023 (MIA) - Organizata joqeveritare "Shpëtoni fëmijët" kumtoi se fëmijët në Rripin e Gazës, të cilët nuk janë vrarë nga bombat, janë në rrezik të vdesin nga uria, sëmundja apo dehidratimi.

"Situata është katastrofale. Civilët, posaçërisht fëmijët, vazhdojnë ta paguajnë çmimin më të lartë për dhunën aktuale", tha Aleksandara Saje nga "Shpëtoni fëmijët" në Uashington, transmetoi Al Xhazira.

Ajo shtoi se numri i prëjgithshëm i fëmijëve të vrarë në Gazë në disa javët e fundit është më i madh se numri i përgjithshëm i fëmijëve të vrarë në të gjitha konfliktet prej vitit 2019.

"E dimë se mbi 1.000 fëmijë janë të zhdukur apo të ngujuar nën rrënoja", tha Saje, duke cekur se numrat "do të vazhdojnë të përkeqësohen" nëse nuk vendoset ndërprerja e zjarrit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR