• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shpëtohet alpinisti i lënduar në malin e Sharrit

Shpëtohet alpinisti i lënduar në malin e Sharrit

 Shkup, 4 shkurt 2024 (MIA) - Një alpinist i lënduar sot është shpëtuar  nga shpatet e Malit Sharr. Me një automjet special për borë të thellë "ratrak" një ekip shpëtimi e ka marrë nga vendi ku ndodhej dhe e ka zbritur në qendrën e skijimit ku i është dhënë ndihma mjekësore, bëri të ditur Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Në QMK rreth orës 14:00 në numrin e vetëm për raste urgjente 112, është marrë një thirrje për një alpinist të lënduar në pjesët më të larta të Malit Sharr afër qafës "Titov Vërv" dhe Bakardan. 

 

"Alpinisti është lënduar kur ka zbritur me shokun e tij në anën lindore drejt zonës "Turku i Vogël". Të dy ishin të fundit të grupit me të cilin po ecnin. Ata kanë mbetur pak mbrapa dhe me shumë gjasa, duke nxituar t'i mbërrijnë kolegët e tyre, njëri prej tyre ka rrëshqitur dhe ka lënduar rrezikshëm këmbën. Vendi i ngjarjes është lart në mal, ku duhen më shumë se tre, katër ose më shumë orë për të arritur, me kusht që menjëherë të niset një ekip i specializuar shpëtimi, që  ndodhet në pjesët e ulta të zonës. Por, në rastin konkret, bashkëpunimi dhe koordinimi i ndërsjellë i institucioneve, shërbimeve dhe kompanive private bëri të mundur gjetjen e një zgjidhjeje shumë të shpejtë dhe në ndihmë u përdor një "ratrak" i kompanisë private "Eskimo Frirajd", të cilat ishin në atë zonë në një shëtitje me turistë. Ekipi i "Eskimo Frirajd", i përbërë vetë nga  alpinistë të pasionuar, edhe pse për momentin ka transportuar turistë,  me vetëmohim menjëherë është ngjitur lart drejt  të dëmtuarit, të cilin shoku i tij tashmë kishte filluar ta ulte ngadalë, i vetëdijshëm se me kalimin e ditës, do të bëhej gjithnjë e më e ftohtë,  do të bëhet edhe më rrëshqitshme", theksojnë nga QMK.

 

 

QMK së bashku me institucionet tjera të përfshira (Policinë e Tetovës, Parkun Kombëtar, Ndihma Mjekësore Urgjente, alpinistët dhe të tjerë) ishin në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm për të gjetur një zgjidhje optimale dhe të shpejtë për shpëtimin e të lënduarit. Kështu u mor informacioni  se "ratrak" i "Eskimo Frirajd" është në atë zonë pak më poshtë në një shëtitje turistike, prandaj edhe shpëtimi u realizua kaq shpejt.

 Foto: QMK

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR