Shpëtohen tre djem 16-vjeçarë në lumin Treska
- Tre djem 16-vjeçarë mbrëmë vonë janë shpëtuar pasi janë ngujuar në një ishull të vogël në lumin Treska. Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se denoncimi është marrë në ora 19:12 dhe se djemt kanë mbetur të ngujuar në ishullin e vogël, për shkak të ujit të ardhur, të shkaktuar nga lëshimi i ujit nga hidrocentralet, që është proces i rregullt për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, me çka në mbrëmje ka rritje të përnjëhershme të nivelit të ujit në shtratin e lumit.
- Post By Besnik Shuki
- 08:11, 10 korrik, 2024
Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Tre djem 16-vjeçarë mbrëmë vonë janë shpëtuar pasi janë ngujuar në një ishull të vogël në lumin Treska. Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se denoncimi është marrë në ora 19:12 dhe se djemt kanë mbetur të ngujuar në ishullin e vogël, për shkak të ujit të ardhur, të shkaktuar nga lëshimi i ujit nga hidrocentralet, që është proces i rregullt për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, me çka në mbrëmje ka rritje të përnjëhershme të nivelit të ujit në shtratin e lumit.
Nga QMK menjëherë janë kontaktuar ekipet kujdestare në stacionin policor Saraj, prej të cilave u kërkua të shkojnë në vendin ku gjenden djemtë dhe nëse kanë mundësi në pajtim me procedurat, të intervenojnë në mënyrë adekuate. Paralelisht, është vendosur kontakt edhe me Kryqin e Kuq, të cilët kanë informuar se ekipet e tyre janë vullnetare dhe nuk kanë mundësi të intervenojnë në mënyrë adekuate në këtë rast.
Nga ana e QMK-së është kërkuar nga dispeçerët në hidrocentrale ta ulin derdhjen e ujit, me çka do të mundësojnë tërheqjen dhe shpëtimin e djemve.
Ndërkohë, nga ana e ekipit të forcave speciale është bërë një tentim që me varkë të shpëtohen djemt, por pa sukses për shkak të ujit të shpejtë dhe të fuqishëm në shtratin e lumit Treska.
Rreth orës 23 nga ana e shërbimeve kujdestare në stacionin policor Saraj është marrë njoftim se pas zvogëlimit të nivelit të ujit, me ndihmën ne ekipeve speciale të MPB-së dhe banorëve të fshatit Gërçec, djemt në mënyrë të sigurt janë dërguar me varkë në anën tjetër të ishullit, që graviton drejt fshatit Gërçec.
Pas shpëtimit të djemve, QMK-ja i ka informuar hidroelektranat "Kozjak" dhe "Matka" që të vazhtojnë me prodhimin e energjisë elektrike. bsh/
Foto: QMK