• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shpëtohen personat që janë ngujuar në një automjet në majë të Galiçicës

Shpëtohen personat që janë ngujuar në një automjet në majë të Galiçicës

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Shpëtohen personat të cilët me automjet motorik janë ngujuar në majë të Galiçicës, informojnë në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Pas një telefonate në numrin e vetëm të emergjencës 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave mëngjesin e sotëm, nga ora 5:00 deri në 8:00, është zhvilluar një operacion shpëtimi në Galiçicë. Në aksion janë përfshirë Departamenti për Operacione dhe Koordinim në QMK dhe QMK Rajonale Ohër.

"Menjëherë janë njoftuar nga Njësia e Shpëtimit Malor në Ohër, të cilët sipas dukshmërisë së motit kanë dalë në terren për t'i ndihmuar dhe tërhequr dhe sigurisht janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente për veprime të mëtutjeshme", njoftoi QMK.

Nga QMK bëjnë me dije se paralelisht janë kontaktuar edhe personat nga automjeti i bllokuar për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tyre, të cilët janë njoftuar se ekipet e shpëtimit janë rrugës për t'i nxjerrë ata.

Sipas LAMM, nga data 15.11.2023 rruga Ohër-Resjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve deri më 1 prill 2024. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR