• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

"Shpëtimi i ushtarit Rajan" përsëri në ekranet e mëdha për 80 vjetorin e Ditës D

Paris, 29 maj 2024 (MIA) - Saga epike e Stiven Spielbergut - "Shpëtimi i ushtarit Rajan" do të shfaqet në rreth 300 kinema franceze më 6 qershor - në 80 vjetorin e operacionit të madh të njohur si Dita D në Luftën e Dytë Botërore, kumtoi dje studio amerikane e filmit "Paramaunt".

I kurorëzuar me pesë çmime "Oskar", filmi për ofensivën ofron një vështrim të zymtë të luftimeve vdekjeprurëse nga vera e vitit 1944.

Përndryshe, ky do të jetë një publikim i përsëritur i kufizuar i filmit klasik të vitit 1998. Filmi e ndjek Tom Henksin në rolin e kapitenit Xhon Miler, i cili udhëheq disa trupa përmes kaosit të pushtimit aleat në Francën veriore. Qëllimi është shpëtimi i ushtarit Xhejm Rajan (të cilin luan Met Dejmon), shokët e të cilit kanë rënë në betejë.

Në skenën e fundit, një Rajan i moshuar viziton varrin e Milerit në Varrezat amerikane në Normandi. Pikërisht atje, presidenti i SHBA-së Xho Bajden javën e ardhshme do të nderojë ushtarët që vdiqën në Ditën D.

"Shpëtimi i ushtarit Rajan" fitoi 482 milionë dollarë në arkat e kinemave botërore. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR