• e premte, 27 dhjetor 2024

Shpërthime në një depo municioni në Bullgari

Shpërthime në një depo municioni në Bullgari
Sofje, 31 korrik 2022 (MIA) – Dy shpërthime kanë ndodhur herët në mëngjes pas zjarrit në një depo municioni në Karnobat. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar. Zona është e rrethuar, njofton Televizioni nacional bullgar (BNT). Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, depoja është kompani e prodhuesit dhe tregtarit bullgar të armëve, Emilian Gebrev. Objekti është siguruar me një gardh të fortë dhe është vendosur mjaft larg nga tre depot tjera. Mediat lokale pohojnë se ky nuk është incidenti i parë në depot e armëve në pronësi të kompanisë së Emilian Gebrevit. Vitin e kaluar, prokuroria bullgare njoftoi se gjashtë shtetas rusë dyshoheshin për shpërthime në fabrika dhe depot në Bullgari për shkak të dyshimit për tentativë për helmim të Emilian Gebrevit.

QËNDRONI TË LIDHUR