• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shpërthim në një qendër tregtare në Rusi

Shpërthim në një qendër tregtare në Rusi

Moskë, 25 dhjetor 2024 (MIA) – Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa shtatë janë lënduar në shpërthimin e gazit në një qendër tregtare në qytetin rus Vlladikaukaz, njoftuan shërbimet lokale për raste urgjente. 

Sipas mediave ruse, shpërthimi ka ndodhur në katin e tretë të qendrës tregtare përderisa të punësuarit i përgatisnin shitoret për t’i hapur. 

Shpërthimi shkaktoi zjarr, ndërsa për momentin rreth 800 metra katrorë hapësirë e shitjes me pakicë është përfshirë nga flakët, duke e përfshirë edhe çatinë e ndërtesës. 

Kryetari i Osetisë Veriore paralajmëroi se është në vendin e ngjarjes, ku është shpërndarë edhe shtabi operativ, ndërsa po vijon edhe procesi i shuarjes së zjarrit. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR