• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shpërblehen tre më të mirët në promovimin e klasës së 23-të të nëntogerëve të Akademisë Ushtarake

Shpërblehen tre më të mirët në promovimin e klasës së 23-të të nëntogerëve të Akademisë Ushtarake

Shkup, 31 korrik 2023 (MIA) - Në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihaillo Apostollski" në Shkup, sot u bë promovimi i klasës së 23-të të nëntogerëve, dhe në solemnitet u ndanë çmimet për tre më të mirë të renditur.

 

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska i përgëzoi për motivimin dhe qëndrueshmërinë e tyre.

 "Kaluat një proces të gjatë dhe sfidues të edukimit të cilin me sukses e përfunduat. Falë programeve moderne studimore në përputhje me parimet e arsimim ushtarak të NATO-s, mundësi për shkëmbim të kuadrit të profesorëve dhe kadetëve përmes programit "Erazmus Plus", si dhe përmes bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes me aleatët tanë, patë mundësi të merrni njohuri dhe aftësi, të vlefshme për një oficer të vërtetë të NATO-s. Sot qëndroni këtu para nesh pikërisht falë vendosmërisë suaj, të gatshëm të vazhdoni dhe të arrini qëllime më të larta. Ju jeni patriotët e vërtetë, ju që keni vendosur t'ia kushtoni karrierën tuaj të punës mbrojtjes së qytetarëve tuaj dhe shumë më tepër se kaq, të merrni pjesë aktive në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë kolektive të NATO-s, si oficerë të vendeve anëtare dhe vendeve partnere të Aleancës.  Është sukses  që mes jush tashmë prej vitesh në Akademinë Ushtarake shkollohen edhe oficerë nga vendet e rajonit. Sot, përveç 27 togerëve të rinj nga të Armatës së Maqedonisë së Veriut, kemi edhe pesë nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Por, gjatë shkollimit, dy prej jush patën mundësi  një semestër të shkolllohen në Mbretërinë e Norvegjisë, po ashtu në Akademinë tonë një semestër janë shkolluar kadetë nga Mbretëria e Norvegjisë dhe Republika e Bullgarisë", tha Petrovska.

 Ajo shtoi se çdo ditë ka mundësi të takohet me profesionistë të vërtetë në radhët e Armatës.

  

Para të pranishmëve fjalim mbajti edhe dekani i Akademisë Ushtarake,  kolonel profesor doktor Mitko Bogdanoski.

"Është vështirë të përshkruhet me fjalë,  ndjenja e krenarisë dhe kënaqësisë që sot qëndroj para jush, liderëve tanë të ardhshëm, strategëve dhe mbrojtësve të paqes dhe sigurisë së vendit tonë. Sot, pas gjithë punës së mundishme, ju u bashkoheni paraardhësve tuaj, gjeneratave të mëparshme të akademisë sonë, të cilët përgatitën terrenin dhe krijuan kushte për zhvillim të ardhshëm që presim nga ju, si e ardhmja jonë. Akademia Ushtarake paraqet një institucion të shenjtë që krijoi gjenerata që u përballën dhe kaluan shumë konflikte, kriza dhe fatkeqësi natyrore, ulje dhe ngritje, duke dëshmuar vlerat mbi të cilat mbështetet institucioni", theksoi Bogdanoski.

 

 

Ndër më të mirët u renditën Nikolla Anteski, Jovana Sofronioska dhe Naum Spiroski.

 

 

Anteski tha se para katër viteve kanë ardhur këtu të pasionuar dhe të vendosur për të nisur këtë rrugë sfiduese.

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR