• e martë, 26 nëntor 2024

Shpërbëhet një satelit rus për vëzhgim të Tokës - astronautët amerikan u strehuan në MVS

Shpërbëhet një satelit rus për vëzhgim të Tokës - astronautët amerikan u strehuan në MVS

Uashington, 27 qershor 2024 (MIA) - Sateliti rus RESURS-P1 u shpërbë në më shumë se 100 pjesë mbetjesh në orbitë, duke i detyruar astronautët e Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (MVS) të kërkojnë strehim, publikuan sot agjencitë hapësinore amerikane.

Mediat britanike theksojnë se aktualisht nuk ka detaje se çka e ka shkaktuar shpërbërjen e satelitit rus për vëzhgim në Tokë.

Zyra e stacionit hapësinor të NASA-s kumtoi se incidenti ka ndodhur në orbitë në afërsi të Stacionit ndërkombëtar hapësinor, duke bërë që astronautët amerikanë të strehohen në anijen hapësinore të tyre rreth një orë.

Kompania për ndjekje hapësinore "LeoLabs" citoi se "radarët amerikanë gjatë natës së kaluar dhe herët në mëngjes kanë zbuluar se sateliti lëshon re nga mbetjet në orbitën e ulët". sa/ 

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR