• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shoqata e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe Jetë me sfida fillojnë me fushatë për sëmundjet e rralla

Shoqata e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe Jetë me sfida fillojnë me fushatë për sëmundjet e rralla

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Shoqata Jetë me sfida dhe Shoqata e Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme Familjare fillojnë fushatë për diagnostikim më të mirë dhe të hershëm të sëmundjeve të rralla.

Vesna Aleksovska, kryetare e Shoqatës Jetë me sfida tha se diagnoza e hershme nuk është asgjë pa terapinë e hershme. 

"Shumë pacientë udhëtojnë deri në Shkup për ilaçe, ne kërkojmë decentralizim. Ka shumë sfida", tha ajo në konferencën e sotme për media. 

Mjeku Dragan Gjorgjievski, kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme Familjare, tha se ata e kanë kontaktin e parë me pacientët dhe ata janë zemra e mbrojtjes shëndetësore. 

"Sëmundjet e rralla zbulohen në fazë shumë të vonë. Do të mundohemi që mjekët të njohin më nga afër sëmundjen, në mënyrë që mjekët amë të kenë duart e lira. Ky aksion do të fillojë me Shkupin në muajin mars. Pas Shkupit do të fillojë edhe në qytete të tjera, ku mjekët e specializuar në mjekësi familjare do të kenë takime me përfaqësues të shoqatës "Jeta me sfida", sqaroi Gjorgjievski.

Ngjarjen e mbështetën edhe shumë profesorë nga Klinika e Fëmijëve në Shkup, në mesin e tyre edhe drejtoresha, docentja Valentina Cvejoska Çollakovska. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR