• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholci në Kiev: Gjermania do t'i dërgojë Ukrainës armë në vlerë prej 650 milionë eurove

Sholci në Kiev: Gjermania do t'i dërgojë Ukrainës armë në vlerë prej 650 milionë eurove

Kiev, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc sot arriti në Kiev në vizitën e tij të parë në Ukrainë pas dy viteve e gjysmë. Gjatë kësaj vizite të paparalajmëruar, ai do të takohet me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, transmetoi DPA.

Sholc paralajmëroi se deri në fund të dhjetorit do të realizohet dërgesa e armëve në vlerë prej 650 milionë eurove për mbështetje mbrojtjes së Ukrainës.

"Dëshiroj të jetë e qartë se Gjermania do të mbetet mbështetësja më e fuqishme e Ukrainës në Evropë", deklaroi Sholc, i cili udhëtoi drejt Kievin me tren special.

Kancelari theksoi se vizita është në shenjë solidariteti me Ukrainën, e cila "heroikisht po mbrohet nga agresioni i pamëshirshëm rus për më shumë se 1000 ditë".

"Ukraina mund të llogarisë në Gjermaninë. Ne e flasim atë që e bëjmë dhe e bëjmë atë që e kemi folur", shtoi ai.

Kjo është vizitae tretë e Sholcit në Ukrainë, por e dyta pas fillimit të invazionit rus. Ai për herë të parë e vizitoi vendin në shkurt të vitit 2022, mu para fillimit të invazionit, ndërkaq më pas në qershor të vitit të njejtë, së bashku me presidentin francez, Emanuel makron dhe kryeministrin e atëhershëm italian, Mario Dragi.

Gjithashtu, dje në Kiev arriti edhe kryetari i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, shefja e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas dhe eurokomisarja për zgjerim, Maria Kos, në vizitën e tyre të parë prej fillimit të mandatit të tyre. ab/

foto: printksrin

QËNDRONI TË LIDHUR