• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sholc për vizitë në Kiev

Sholc për vizitë në Kiev

Kiev, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc, për herë të parë pas dy vite e gjysmë, sot ka mbërritur në Kiev në bisedime me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.

Vizita nuk ishte paralajmëruar për arsye sigurie. 

Pas mbërritjes, kancelari gjerman paralajmëroi për dërgesa shtesë të armëve për mbrojtjen e Ukrainës nga Rusia në vlerë prej 650 milionë euro deri në fund të dhjetorit.

"Do doja të sqaroj se Gjermania do të mbetet mbështetësi më i madhë i Ukrainës në Evropë", tha Sholc, i cili në kryeqytetin e Ukrainës udhëtoi me tren special. 

Vizita e fundit e Sholcit në vend ishte në qershor të vitit 2020. qa/

Foto: Sholc në X

 

QËNDRONI TË LIDHUR