• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shojgu: Ushtarët rusë e shtyjnë armikun nga pozicionet e tyre, do të krijohen dy armata të reja dhe 30 formacione

Shojgu: Ushtarët rusë e shtyjnë armikun nga pozicionet e tyre, do të krijohen dy armata të reja dhe 30 formacione

 Moskë, 20 mars 2024 (MIA) - Rusia njoftoi se trupat e saj po i shtypin forcat ukrainase dhe se deri në fund të këtij viti do të përforcohen me dy armata  të reja dhe 30 formacione.

Rusia paraprakisht tërhoqi disa nga forcat e saj në lindje dhe jug pasi u përhap shumë larg në një territor të madh, por që atëherë ka përparuar kundër armatës ukrainase, e cila vitin e kalua filloi një kundërofensivë të pasuksesshme. Rusia kontrollon pak më pak se një të pestën e territorit të Ukrainës, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar përparime të mëtejshme  pasi muajin e kaluar e pushtoi qytetin lindor të Avdijevka.

 "Grupet e ushtarëve rusë ende po e shtyjnë armikun nga pozicionet e tyre. SHBA dhe satelitët e saj janë jashtëzakonisht të shqetësuar për suksesin e forcave të armatosura ruse", u tha gjeneralëve ministri i Mbrojtjes Sergei Shojgu.

Ai paralajmëroi  se Rusia, e cila ka rekrutuar qindra mijëra mercenarë, do të krijojë dy aramata  të reja dhe 30 formacione, duke përfshirë 14 divizione dhe 16 brigada. 

Liderët   e inteligjencës perëndimore konsiderojnë se lufta është në një pikë kthese. Kievit i duhen më shumë armë nga aleatët e tij perëndimorë për të shmangur humbjet e mëtejshme në fushën e betejës. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostini deklaroi dje se mbijetesa e Ukrainës është në rrezik. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR