• e premte, 08 nëntor 2024

Shoferi i autobusit turistik nga Maqedonia e Veriut humb jetën në aksidentin në Itali, 12 udhëtarë të lënduar

Shoferi i autobusit turistik nga Maqedonia e Veriut humb jetën në aksidentin në Itali, 12 udhëtarë të lënduar

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Aksidenti i komunikacionit të autobusit turistik nga Maqedonia e Veriut ku humbi jetën shoferi 59-vjeçar ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në një tunel në autostradën A14 në rajonin Marke të Italisë.

Siç transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA, aksidenti në tunelin Vinçi (Kupra Maritima) ka ndodhur mes tre automjeteve të mallrave – një autobusi dhe dy kamionëve ku nga përplasja ka shpërthyer zjarr nga një kamion që transportonte alkool.

Lidhur me aksidentin e sontëm informoi Ministria e Punëve të Jashtme e cila është informuar nga ambasada jonë në Romë se mes qyteteve Askoli Piçeno dhe Ankona ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut ku në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i autobusit - R.I (1965) ndërsa janë lënduar më lehtë 12 udhëtarë po ashtu shtetas tanë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se pasagjerët e lënduar janë dërguar në spital. Zjarrfikësit kanë intervenuar dhe kanë shuar zjarrin, ndërsa autostrada është mbyllur për qarkullim dhe më pas është rihapur në orën 15:30.

Foto: ANSA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR