• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shmigal u bëri thirrje vendeve perëndimore t'i transferojnë Kievit 300 miliardë euro të fondeve ruse të ngrira në vendet e huaja

Shmigal u bëri thirrje vendeve perëndimore t'i  transferojnë Kievit 300 miliardë euro të fondeve ruse të ngrira në vendet e huaja

Kiev, 4 mars 2024 (MIA) - Kryeministri ukrainas Denis Shmigal sot u bëri thirrje vendeve perëndimore t'i transferojnë Kievit 300 miliardë euro fonde ruse të cilat janë ngrirë në vendet e huaja, njoftuan mediat franceze.

"Ndihma nga partnerët tanë është një mjet jashtëzakonisht i rëndësishëm, por ne kemi nevojë për parashikueshmëri dhe stabilitet pavarësisht nga kushtet e motit, ndryshimet politike, ciklet zgjedhore që ndodhin në mbarë botën", tha Shmigal.

"Konfiskimi i pronës ruse duhet të bëhet një burim i besueshëm mbështetjeje për vendin tonë," shtoi ai. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR