• e premte, 27 dhjetor 2024

Shmid: Vendimet e marra këtu në Shkup do të mundësojnë vazhdimin e suksesshëm të punës së OSBE-së

Shmid: Vendimet e marra këtu në Shkup do të mundësojnë vazhdimin e suksesshëm të punës së OSBE-së

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Shmid, sot në konferencën e fundit për shtyp në margjinat e Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së theksoi se vendimet e marra nga shtetet anëtare në Shkup do të mundësojnë vazhdimin e suksesshëm të punës së Organizatës - duke mundësuar stabilitetin, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë themelore të njerëzve.

"Unë do të bëj detyrën time si sekretare e përgjithshme ashtu si kolegët e mi nga tre institucionet e tjera, sepse kjo nuk është për ne, por për njerëzit. Ne jemi këtu për të përcjellë qëllimin e Organizatës. OSBE -ja është një organizatë e suksesshme sot. Është sfidë në kushtet aktuale gjetja e një gjuhe të përbashkët për çdo temë, por Organizata jonë është bazuar në parime dhe vlera për gati 50 vjet", tha Shmid.

Siç tregoi ajo, qëllimi i Organizatës nuk është vetëm të adresojë sfidat aktuale, por t'i mbajë të gjithë pjesëmarrësit përgjegjës. Këtë, thekson Shmid, në dy ditët e fundit e ka konfirmuar edhe kryesuesi Bujar Osmani.

Ajo nënvizoi se 57-të vendet anëtare kanë vendosur të zgjedhin Maltën si kryesuese e ardhshme dhe pikërisht kjo do të lejojë vazhdimësinë që na nevojitet për të mbajtur Organizatën.

"Unë si Sekretare e Përgjithshme e OSBE-së e mbështes vendimin për kryesuesin e ardhshëm”, shtoi Shmid.

Ajo iu referua edhe motos që u zgjodh këtë vit  “Është për njerëzit"” dhe theksoi se ajo është shumë e përshtatshme dhe korrespondon me punën e bërë nga OSBE-ja.

"Gjithçka që bëjmë, qoftë puna në parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, monitorimin e zgjedhjeve apo rritjen e sigurisë, diçka për të cilën punojmë pa u lodhur dhe i adresojmë këto probleme qytetarëve, bëjmë përpjekje edhe për sigurinë e grave gazetare, mbrojmë të drejtat themelore të njeriut, dhe e gjithë kjo është vetëm për një qëllim, dhe ai është të mbështesë njerëzit - si burrat ashtu edhe gratë", theksoi Shmid.

Ajo theksoi se Malta luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë dhe beson se do të zbatojë të njëjtat aftësi në udhëheqjen e saj si kryesuese vitin e ardhshëm.

"Me padurim pres të punoj me ju dhe ekipin tuaj dhe mund të mbështeteni tek ne”, tha Shmid në konferencën e përbashkët për shtyp me kryesuesin e ri të OSBE-së, Jan Borg, ministër të Punëve të Jashtme të Maltës dhe me kryesuesin aktual Bujar Osmani.  sa/

Foto/MIA

QËNDRONI TË LIDHUR