• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkupi shënon 79 vjetorin nga Dita e çlirimit

Shkupi shënon 79 vjetorin nga Dita e çlirimit

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Shkupi sot e shënon 79-vjetorin nga Dita e çlirimit në Luftën e Dytë Botërore. Delegacione nga institucione dhe organizata do të shprehin homazh dhe do të vendosin lule në Varrezat e partizanëve në Alenë e qytetarëve meritorë në Butel dhe në përmendoren "Çlirimtarë të Shkupit", në pllajën para ndërtesës qeveritare, ndërsa janë paralajmëruar edhe manifestime, punëtori,ekspozita, promovime... 

Tradicionalisht, Qyteti i Shkupit do ta ndajë çmimin "13 Nëntori" për personat fizikë dhe juridikë, qëllimi i së cilës është promovimi i vlerave konstante në shkencë, art, shëndetësi, kulturë, arsim dhe sport.

Fitues të çmimit në sferën e publicistikës është akademiku Vllada Urosheviq, në sferën e arsimit dhe edukimit, prof.dr. Bona Bajraktarova dhe prof. dr. Sonja Zdravkova-Xheparoska, në sferën e kulturës Bllagoj Çorevski, në sferën e shkencës prof. dr. Elka Jaçeva-Ulçar dhe nga sfera e artit, Gjorgi Cuckovski.

Fitues të sivjemë të këtij çmimi prestigjioz janë edhe prof.dr. Biljana Kuzmanovska dhe dr. Irfan Ahmeti nga sfera e mbrojtjes shëndetësore, nga sfera e aktiviteteve humanitare DNK - duo muzikore Andreja Gjorgjieski - Andrej, Vlladimir Bllazhev - Panço dhe Elena Bozhinovska, nga sfera e sociologjisë Ali Pajaziti dhe nga sfera e sportit, Atanas Kostovski dhe gjimnazi SHMQSH "Nikolla Karev" - Shkup. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR