• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkupi qyteti i dhjetë më i ndotur në botë, i pari në Evropë

Shkupi qyteti i dhjetë më i ndotur në botë, i pari në Evropë

Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Shkupi këtë mëngjes është qyteti më i ndotur në Evropë, tregojnë të dhënat e faqes së specializuar për matje të cilësisë së ajrit "QAir".  Indeski i ndotjes në Shkup arrin 163, që është vlerë e lartë.

I pari në listën e qyteteve më të ndotura në botë është Delhi në Indi, ndërsa pas tij janë Lahore në Pakistan, Akra në Gana, Bagdadi në Irak, Kabuli në Afganistan, Daka në Bangladesh, Vuhan dhe Çengdu në Kinë, Hanoi në Vietnam dhe në vendin e dhjetë është Shkupi.

Sipas të dhënave të "IQAir", Prishtina është në vendin e 19-të, Bukureshti në vendin e 20-të, Beogradi në të 25-tin, Sofja në vendin e 45-të dhe Athina në vendin e 63-të.

Nisma "Qyteti i gjelbër human" në marshin protesutes kundër nditjes së ajrit që u mbajt në datën 10 të këtij muaji në Shkup kërkoi përballje urgjente dhe sistemike me ndotjen e ajrit përmes implemenetimit të masave efikase, të cilat do ta mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe drastikisht do ta ulin ndoitjen e ajrit.

Organizatorët e marshit bënë të ditur se protesta po organizohet pasi çdo vit në vend humbin jetën nga 3828 deri në 5000 persona si pasojë e drejtpërdrejtë e ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM2.5. Kjo përbën 17,7 për qind të vdekshmërisë së përgjithshme në vend. Veçanërisht shqetësues është fakti se një në nëntë fëmijë nën një vjeç që vdes humbet jetën për shkak të ajrit të ndotur, u theksua në marshim. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR