• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shkupi pa transport publik, të punësuarit kërkojnë pagesë të pagës së janarit

Shkupi pa transport publik, të punësuarit kërkojnë pagesë të pagës së janarit

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Autobusët e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike "Shkup", sipas njoftimeve të sindikatave, sot nuk do të qarkullojnë për shkak të mospagesës së pagës së janarit.

Sindikatat njoftojnë se nuk do të ketë transport publik derisa nuk plotësohet kërkesa e tyre.

Kryetari i Sindikatës së NQP-së Miqo Stojanovski dje në një deklaratë për mediat tha se nuk do të qarkullojnë autobusët dhe nuk do të punojnë as kontrollorët dhe as pikat për shitjen e biletave.

"Të gjitha ndërmarrjet publike e kanë dhënë rrogën e janarit, të punësuarit në Qytetin e Shkupit dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit e kanë ndarë pagën, ndërsa për NQP-në nuk ka pagë. Nuk ka pagë, nuk ka qarkullim", deklaruan kryetarët e Sindikatës së NQP-së dhe të Sindikatës së pavarur të shoferëve Miqo Stojanovski dhe Afrim Muça.

Nga NQP përmes kumtesës informuan se pagat janë në procedurë miratimi me llogaritjet e dorëzuara me orët shtesë të punës, orët e natës dhe puna jashtë orarit.

Më 22 janar, Këshilli i Qytetit të Shkupit solli vendim të miratohen subvencionet për NQP-në në vlerë prej 11 milionë euro pasi të punësuarit në NQP e ndërprenë punën dhe nuk kishte transport publik në kryeqytet. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR