• e martë, 24 dhjetor 2024

Shkupi nga nesër në mëngjes do të mbetet pa ujë, sanimi i tubacionit kryesor duhet të përfundojë për më pak se 15 orë

Shkupi nga nesër në mëngjes do të mbetet pa ujë, sanimi i tubacionit kryesor duhet të përfundojë për më pak se 15 orë

Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Nga nesër në mëngjes do të fillojë aksioni për sanimin e tubacionit kryesor në Shkup. Në terren në lokacionet e parapara do të punojnë Sektorët EOK, Mekanizim dhe Ujësjellës. Pritet që ky operacion të përfundojë për më pak se 15 orë, në të cilat më shumë kohë ndahet për zbarzjen dhe mbushjen e ujëpërçuesit magjistral, njoftoi sot NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup.

"Për këtë qëllim është përgatitur një plan operativ, i cili parashikon një procedurë të saktë për këtë operacion, me synim realizimin e shpejtë dhe efikas të kësaj ndërmarrjeje. Qëllimi kryesor i këtij plani operativ është përmirësimi i furnizimit me ujë dhe presionit në komunën Gjorçe Petrov dhe Karposh, me riparimin e 6 segmenteve ku janë shënuar humbje të mëdha të ujit në dekadat e fundit. Me mbylljen e ujëpërçuesit kryesor të Qytetit F1600mm për shkak të sanimit të 5 mbyllësve përgjatë kësaj linje në shtrirjen nga rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov deri në kryqëzimin në bulevardin "Partizanski Odredi" me rr. "Nikolla Parapunov" do të kryejë: Ndërrimin e kanalit jofunksional 400 mm në rrethrrotullimin në Gjorçe Petrov, Riparimin e kanalit 600 mm në urën e "Kombeve të Bashkuara" që pikon, Mbylljen e valvulës të kanalit 700 mm në "Partizanski odredi”, i cili rrjedh dhe ndërrim i kanalit F150 i vendosur në të njëjtën puset, Riparimi i tapës F700mm dhe F500mm në rr. "Nikola Parapunov" dhe Ndërrimi i 4 valvulave të ajrit", thuhet në komunikatën e NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup.

Nga atje njoftojnë se konform Planit operativ për sanimin e mbyllësve të linjës së ujësjellësit të qytetit F1600mm, Sektori Ujësjellës ndërmerr aktivitete të numërta operative për përgatitjen e njerëzve, mekanizim, mjete dhe pompa.

"Në procesin e aktiviteteve Sektori Ujësjellës fillimisht do të bëjë verifikim për korrektësinë e valvulave të ajrit, daljeve dhe hidrantëve të instaluar përgjatë tubacionit F1600mm. Pas vërtetimit të gjendjes dhe konstatimit të korrektësisë së tyre Setori Ujësjellës me ekipe të vendosura nga 6 pika batëse të punës me ndihmë të siguruar të punonjësve konkretë nga pika tjera do të sigurojë zbrazhe dhe mbushje të sistemit", thuhet në komunikatë.

Nga NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup bëjnë thirrje që të mbahet kujdes në dhënien e informacioneve dhe të mos shkaktohet frikë dhe panikë tek qytetarët për mospasjen disaorëshe të ujit.

"Kjo iniciativë serioze po ndërmerret për parandalimin e situatave të defekteve si ato në Tetovë, Manastir, Shtip dhe Negotinë, ku me ditë dhe javë nuk kishte ujë për shkak të defekteve të pa riparuara. Për të gjitha pyetjet rreth statusit të operacionit, Ujësjellës-Kanalizim Shkup do të jetë në dispozicion për përgjigje gjatë gjithë kohës së rehabilitimit", theksojnë nga "Ujësjellës dje kanalizim".

Instituti i Shëndetit Publik të Maqedonisë (ISHP) ka lëshuar rekomandime për qytetarët lidhur me mungesën e paralajmëruar të ujit në periudhën e ardhshme në Shkup.

Për qytetarët rekomandohet - magazinim të ujit në të paktën 4 litra ujë për person në ditë, të përdoret vetëm për nevoja esenciale si për pije, gatim dhe higjientë personale, të përdoren mjete olr dezinfektimin e durave nëse nuk ka qasje në ujjë, të përgatitet vakte, të cilët nuk kërkojnë shumë ujë për përgatitje dhe pastrim...

Pa ujë do të jenë pjesa më e madhe e lagjeve të Shkupit, përveç Çairit, Butelit, Radishanit, Rrugët së plastikave në Ambasadën Amerikane, Vizbegut, Bardovcit, Zhelezarës, Zonës së lartë të Autokomandës, Gjorçe Petrovit nga SP Planet, Saraji, Shutka, Fushë Tophane, Novosellski pat, vendbanimi Dame Gruev, Kisella Jabuka, Stopanski dvor, Vollkovë dhe Orman.

"Shfrytëzuesit e tjerë nga Shkupi do të mbeten pa ujë", thonë nga ndërmarrja.

Për riparimin e defektit do të ndërpritet furnizimi me ujë nga tubacioni kryesor i qytetit F-1600, për shkak të zbatimit të planit kompleks operacional të paralajmëruar më parë për riparimin e tubacionit kryesor.

Siç shpjeguan, bëhet fjalë për mbyllje të shumta të tubacionit kryesor në anën e djathtë të lumit Vardar, duke filluar nga SP - qendra në Gjorçe Petrov, Porta Vllae, Karposh, Taftalixhe, Vodno, Qendra, Kisella Vodë, Draçevë, Pintia, 11 Tetori, Lisiçe, Lisiçe e Re, Aerodrom, deri në Zelenikovë dhe Studeniçan.

Përveç këtij lokacioni "Ujësjellës dhe kanalizim" njofton se do të rregullohen edhe tre defekte të valvulave përgjatë tubacionit kryesor, nga rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov deri në kryqëzimin e bulevardit "Partizanski Odredi" me rrugën "Nikolla Parapunov".

Theksojnë se nevojitet zëvendësim sistemik i valvulave mbyllëse pesë dekadash dhe rehabilitimi i pajisjeve hidroteknike për të rritur qëndrueshmërinë e rrjetit të ujësjellësit dhe për të përmirësuar nivelin e presionit në rrjetin e ujësjellësit.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, të martën në aksionin e mbjelljes së pemëve në Mega Parkun e ri në Komunën e Karposhit, lidhur me ndërprerjen e paralajmëruar, tha se nuk do të ketë nevojë për shpërndarje të ujit, sepse riparimi i defekti nuk do të zgjat më shumë se një riparim i rregullt të ndonjë defekti tjetër në qytet.

Në pyetjen e gazetarit, Arsovska tha se pret që sanimi i defektit të përfundojë brenda 24 orëve, ose siç tha ajo, sipas planit të përgatitur nga stafi teknik i ndërmarrjeve publike të Shkupit, riparimi pritet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR