• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkupi do të bëhet me parkun e parë inovativ kulturor

Shkupi do të bëhet me parkun e parë inovativ kulturor

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin nga Zyra e Presidentit të Qeverisë, për Iniciativën për formimin e qendrave hibride të inovacionit rinor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të dorëzuar nga organizatat qytetare: Asociacioni i Start ap komunitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut "STARTAP MAQEDONIA" dhe shoqata ndërkombëtare e qytetarëve "EHO KULTURORE - Shkup".
 

Me vendim të Qeverisë, me propozim të Zyrës së Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të fillojnë aktivitetet për formimin e institucionit të përzier në mes të Qeverisë dhe Asociacionit të Start ap komunitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut “START AP MAQEDONIA” dhe shoqata ndërkombëtare e qytetarëve “EHO KULTURORE – Shkup”.
 

Siç është theksuar në kumtesën e shërbimit për shtyp qeveritar, ky lloj institucioni, siç shpjegohet në Informacion, do të kontribuojë në afirmimin dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të të rinjve, ideve dhe krijimtarisë së tyre, si reflektim i përkushtimit të Qeverisë për ruajtjen e personelit të suksesshëm në vendin tonë, përmes mundësive për të realizuar kapacitetet e tyre në vend, siç janë shembujt në Lubjanë, Tiranë, Strasburg, Prishtinë.
 

Procesi parashikon ngritjen e një parku multifunksional dhe ndërdisiplinor, i cili do të kontribuojë në rritjen e ofertës së përmbajtjeve kulturore dhe edukative, trajnime për zhvillimin e biznesit dhe shprehjes artistike, si dhe aktivitete të tjera, me qëllim krijimin e kushteve për të rinjtë që dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre, por të gjithë ata ende nuk kanë mbështetje të mjaftueshme financiare dhe logjistike për realizimin e tij.
 

Për koordinator të aktiviteteve të lidhura me aktivitetet për formimin e institucionit të përzier në mes të Qeverisë dhe Asociacionit të Start ap komunitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. STARTAP MAQEDONIA" dhe shoqata ndërkombëtare e qytetarëve EHO KULTURORE – Shkup”, është emëruar Vasko Kiçevski, sekretar për politika të jashtme, koordinim dhe monitorimin e programit të Qeverisë dhe planeve të tjera strategjike, projekteve dhe investimeve, lidhur me prioritetet e Kryetarit të Qeverisë. ls/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR