• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shkupi është i katërti në top-10 listën e kryeqyteteve në Evropë për festat më të mira të beqarëve dhe beqareve

Shkupi është i katërti në top-10 listën e kryeqyteteve në Evropë për festat më të mira të  beqarëve dhe beqareve

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA)  - Shkupi u gjend në shoqëri me Londrën, Pragën dhe Berlinin, si një nga top 10-të e kryeqyteteve evropiane që ofrojnë festat më të mira për beqarë dhe beqare.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është i katërti në listën kryesore, menjëherë pas Londrës (Britani e Madhe), Pragës (Republika Çeke) dhe Sofjes (Bullgari). Kryeqyteti britanik ka gjithashtu më të vlerësuar jetën e natës, por Shkupi ka akomodim tre herë më të lirë - dhe më të lirë dhe më të përballueshëm nga të gjitha 10 qytetet e potencuara. 

 "Është befasuese të gjesh vende si Shkupi, Tirana dhe Sarajeva të cilat ofrojnë një ekuilibër të mirë të jetës së natës me cilësi të lartë dhe akomodim të përballueshëm. Gjithashtu, të tjera "gurë të çmuar" të fshehur jashtë "shtegut të shkelur" janë Uillnusi, Riga dhe Kishinjevi", thotë analisti Majkëll Slot]t.

Hulumtim i ri i "Slot Day"e studion cilësinë e jetës së natës dhe shpenzimet për akomodim në të gjitha metropolet evropiane. Krahasimi fokusohet në numrin e objekteve të jetës së natës me vlerësime të larta në çdo kryeqytet të potencuar "Tripedvajzor" (TripAdvisor), veçanërisht ato me katër yje e lart, nga pesë, ndërsa merret parasysh edhe çmimi i akomodimit. 

 "Dasmat mund të jenë të shtrenjta, dhe prandaj është kyçe gjetja e një vendi të përballueshëm për të shijuar festën tuaj të beqarit, do të thotë  vajza juaj, pa pasur nevojë të bëni kompromise për argëtimin dhe cilësinë e pushimit, që do të thotë se këto 'zbulime' ofrojnë pasqyrë fantastike për të gjitha çiftet që kërkojnë të 'ikin' diku me miqtë dhe të afërmit e tyre përpara 'ditës së madhe', shtoi Slot.

Pas Shkupit, në listë ndodhen: Tirana (Shqipëri), Bukureshti (Rumani), Beogradi (Serbi), Varshava (Poloni), Berlini (Gjermani) dhe Sarajeva (Bosnjë e Hercegovinë). 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR