• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkollat ku do të votohet në zgjedhjet, më 23 prill dhe 7 maj do të punojnë deri në orën 11

Shkollat ku do të votohet në zgjedhjet, më 23 prill dhe 7 maj do të punojnë deri në orën 11

Shkup, 18 prill 2024 (MIA) - Të martave 23 dhe 7 maj, gjegjësisht ditët para votimit, do të jenë ditë pune për të gjitha shkollat. Gjegjësisht në shkollat në të cilat do të zhvillohet procesi zgjedhor, mësimi do të mbahet nga ora 7 deri në orën 11, me orë të shkurtuara mësimore për të gjitha paralelet gjegjësisht klasat, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.  

Ditët e zgjedhjeve, të mërkurave 24 dhe 8 maj të vitit 2024, janë ditë kopune për të gjitha shkolllat. MASH-i sot në kumtesë thekson se edhe krahas këtë dy ditëve jopune, mësimi   në vitin shkollor 2023/2024 do të realizohet plotësisht siç parashihet me planet për organizimin e punës në shkollat fillore dhe të mesme. 

 "Edhe pse votimi në kuadër të rrethit të parë dhe të dytë zgjedhor është caktuar në ditë pune, nxënësit nuk do të humbasin mësimet dhe nuk do të kalojnë pjesë të materialit mësimor", thekson MASH-i.

MASH-i në kumtesë përkujton, se viti mësimor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor, ashtu që viti mësimor nuk do të vazhdohet për shkak të këtyre dy të mërkurave jopune. 

 Me vendim të Qeverisë nga seanca e ditës së martë, për shkak të zbatimit të papenguar të raundit të parë dhe raundi të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare 2024, ditët 24 prill dhe 8 maj do të jenë ditë jopune për të gjithë qytetarët e të gjithë territorit të shtetit, dhe  ato nuk do të punohen. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR