• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkolla e Çairit “Kongresi i Manastirit“ nga sot me kulm fotovolatik, Ganiu paralajmëron edhe shtatë kulme solare të shkollave e çerdheve

Shkolla e Çairit “Kongresi i Manastirit“ nga sot me kulm fotovolatik, Ganiu paralajmëron edhe shtatë kulme solare të shkollave e çerdheve

Shkup, 6 maj 2023 (MIA) - Në shkollën fillore komunale të Çairit "Kongresi i Manastirit" sot u lëshua në përdorim kulmi fotovoltaik nga i cili pritet të prodhohet energji prej 26.195 kWh brenda vitit, ndërsa kursimi i energjisë elektrike mund të arrijë deri 50 për qind. 

Kreu i Çairit, Visar Ganiu, siç bëhet e ditur në kumtesën e Komunës së Çairit, me këtë rast sqaroi se me lëshimin në përdorim të këtij kulmi solar nënkuptojmë edhe shkurtim të harxhimeve për energji elektrike dhe shfrytëzim të mjeteve të kursyera për aktivitete të tjera shkollore, respektivisht për avancim të procesit arsimor.

“Kulmet fotovoltike janë burim i pastër dhe i qëndrueshëm i energjisë, ndërsa nënkuptojnë edhe ardhmëri të qëndrueshme të energjisë, zero ndikim negativ tek mjedisi jetësor, pra pa ndotje, rritje e përdorimit të teknologjisë së gjelbër sikurse edhe sigurim i tranzicionit në energji të pastër“, ka thënë Ganiu.

Ai me këtë rast ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të lëshohen në përdorim kulmet solare edhe në pesë shkolla e dy kopshte të Komunës së Çairit, ndërsa fjala është për shkollat: “7 Marsi”, “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Liria” dhe Kopshtet për fëmijë “Vesëza” e ”Borëbardha”.

Drejtori i SHFK ”Kongresi i Manastirit”, Faik Xhoni potencoi se kjo është një ditë e veçantë për institucionin arsimor që ai drejton, sepse në këtë mënyrë bëhen hapa të sigurt për zbutjen e krizës energjetike, por ruhet edhe mjedisi jetësor. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR