• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shkencëtarët koreanojugor me shkrirje kanë arritur 100 milionë gradë në kohëzgjatje prej 48 sekondave

Shkencëtarët koreanojugor me shkrirje kanë arritur 100 milionë gradë në kohëzgjatje prej 48 sekondave

Seul, 2 prill 2024 (MIA) - Shkencëtarët nga Koreja Jugore publikuan se kanë arritur rekord botëror në eksperimentin, kur, gjatë shkrirjes bërthamore, kanë arritur temperaturë nga 100 milionë Celsius gradë dhe kjo ka zgjatur 48 sekonda. Për krahasim, kjo do të ishte për shtatë herë më nxehtë nga bërthama e Diellit.

Arritja e Qendrës hulumtuese pranë Institutit korean për shkrirje dhe energji ka ndodhur në testet nga dhjetori i vitit 2023 dhe shkuri i vitit 2024. Në këtë mënyrë, është bërë edhe një hap në zhvillimin e energjisë që do të prodhohet me shkrirjen bërthamore. Thënë nga aspekti shkencor, shkrirja e dy atomeve që liron gjithsej sasi të mëdha energjie. Ndërsa qëllimi është arritja e reagmit të njejtë që i nxit Diellin dhe yjet tjera të shkëlqejnë.

E gjithë kjo quhet shoesh "gral i shenjtë" për zgjidhjen e krizës klimatike sepse fuzioni ka potencial të sigurojë sasi të pakugizuar të energjisë, pa ndotje të karbonit që e ngroh planetin Tokë. Por, shkrirja bërthamore është jashtëzakonsht sfiduese për shkencën.

Drejtori i Institutit, Si-Vu Jun, theksoi se temperatura e lartë dhe plazma me dendësi të lartë, në të cilën reagimi mund të zgjasë për një kohë të gjatë, janë me rëndësi thelbësore.

Shkencëtarët kanë theksuar se ata arritën të ruanin një temperaturë të tillë duke përdorur volfram në vend të karbonit. Objektivi tjetër, deri në vitin 2026, është të mbajmë 100 milionë gradë për 300 sekonda. Ajo që shkencëtarët po bëjnë në Korenë e Jugut do të kontribuojë në zhvillimin e Reaktorit ndërkombëtar termonuklear në Francë - ITER.

Në SHBA në vitin 2022, gjatë fuzionit bërthamor u prodhua më shumë energji sesa nevojitet për vetë eksperimentin. Rekordi tjetër për prodhimin e energjisë nga shkrirja u vendos në Oksford, ku në një eksperiment u prodhuan 69 megaxhul energji në pesë sekonda, të mjaftueshme për të furnizuar me energji 12.000 shtëpi.

Megjithatë, njerëzimi është ende larg komercializimit të shkrirjes bërthamore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR