• e diel, 06 tetor 2024

Shkarkohet nga funksioni drejtori organizativ i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve

Shkarkohet nga funksioni drejtori organizativ i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve
Shkup, 2 nëntor 2022 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot e shkarkoi nga funksioni drejtorin organizativ të Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, Alajdin Memedi, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. "Drejtori organizativ i kësaj Klinike shkarkohet nga funksioni para skadimit të kohës për të cilën është emëruar, për shkak të parregullsive të përcaktuara në raportin nga kontrolli i kryer i punës së kësaj Klinike. Kontrolli është zbatuar nga Fondi për Sigurim Shëndetësor", thuhet në kumtesën e MSH-së. Paraprakisht sot Ministria e Shëndetësisë kumtoi se me kërkesë të ministrit Sali janë dorëzuar dorëheqjet edhe të drejtorëve të dy Klinikave Universitare - Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve dhe Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji.

QËNDRONI TË LIDHUR