• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shkarkohet drejtori i Toksikologjisë, MSH-ja thotë se është për shkak të parregullsive në punë

Shkarkohet drejtori i Toksikologjisë, MSH-ja thotë se është për shkak të parregullsive në punë

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Drejtori mjekësor i Klinikës universitare të toksikologjisë në Shkup, Danill Petrovski është shkarkuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit shkaku i parregullsive në punë. Ai edhe pas shkarkimit do të vazhdojë të punojë në Klinikë, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n.

Petrovski më herët sot në deklaratën për MIA-n tha se nuk është i befasuar, sepse ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri tashmë e ka paralajmëruar shkarkimin e tij. Për shkarkimin nga funksioni, Petrovski e ka mësuar sot nga punonjësit e Klinikës së toksikologjisë. 

Punonjësit e Klinikës së toksikologji muajin e kaluar në një konferencë për mediat u ankuan se kjo klinikë ka disa vite që është mënjanuar, se në afat prej gjashtë vitesh janë ndërruar pesë drejtor, ndërsa me drejtoreshën organizative  - Besija Iljazi, ekonomiste e diplomuar, e emëruar më 12 shkurt të këtij viti, u përballën me rezistencë dhe mosbashkëpunim.

Mjeku Niko Beqarovski tha se në disa raste, ka kërkuar punësimin e dy laborantëve dhe një infermieri, që të mundë të funksionohet. Në të kundërtën, siç tha, nga drejtoresha insistohet që të pranohen të 18 personat të cilëve u ka skaduar kontrata, ndonëse qëndrimi i kolegjit mjekësor është se nuk kemi nevojë për një numër të tillë të pranimeve të reja.

Beqarovski tha se në mesin e 18 personave për të cilët Iljazi kërkoi të punësohen me kontratë në vepër ka pasur edhe një infermier i cili i bëri presion një laboranti që të zëvendësonte urinën që përmban narkotikë me urinë të pastër.

Siç tha Beqarovski, nuk kanë komunikim me drejtoreshën, sepse theksoi se "ajo nuk e dinte gjuhën maqedone", dhe ai u përpoq të bisedonte me të në anglisht. Komunikimi, shtoi Beqarovski, ishte përmes një përkthyese e cila ishte pjesë e atyre 18 personave, kështu që mjeku tha se nuk e dinë nëse ajo që kanë thënë është transmetuar saktë dhe anasjelltas, nëse fjalimi i saj është përkthyer saktë.

Iljazi ka bërë një deklaratë për media në të njëjtën ditë, por vetëm në gjuhën shqipe.

Në pyetjen e gazetarëve se pse drejtoresha organizative e Toksikologjisë nuk ka dhënë deklaratë në gjuhën maqedone, por vetëm në shqip, ndërsa gazetarët ishin në Klinikën e toksikologjisë, ministri Demiri tha se vetë ka thënë që të mos jepet deklaratë. 

"Sepse nëse më vëreni, sa i përmbajtur jam në atë që them. Nëse ka nevojë do të sigurojë edhe përkthyes", është përgjigjur Demiri.

Ministri i Shëndetësisë më 22 prill njoftoi se do të shkarkojë drejtorin mjekësor të Toksikologjisë, Petrovski.

Ai tha se kohë më parë është pyetur nga një gazetar për gjendjen e Klinikës së Toksikologjisë ku, siç i është thënë, 18 punonjës nuk kanë pranuar rrogë katër muaj dhe se në institucionin e njejtë për fat të keq ka edhe fyerje në baza etnike.

Demiri theksoi se atë ditë ai ka nënshkruar vendim me të cilin kërkon hetim të thellë nga institucionet kompetente lidhur me punësimin në shëndetësinë publike.

Хаваријата со цевката од парно на Токсикологија е санирана. Не е законски ако Клиниката не е осигурена и менаџментот на институцијата треба да преземе одговорност, изјави попладнево министеро

Më 26 prill, i pyetur për infermierin që duhej të suspendohej, Demiri tha se i është bërë padrejtësi e madhe Toksikologjisë, për shkak se nuk është siguruar pëlqimi i menaxhmentit për sigurimin e kontratave të punës për 18 punonjësit të cilët për katër muaj punojnë në Klinikë dhe nuk marrin kompensim ekonomik.

Të punësuarit në Klinikë më herët deklaruan se gjatë natës ka shpërthyer një gyp nga sistemi i ngrohjes, për shkak të të cilit dhomat në objekt janë përmbytur, ndërsa problem ishte se Klinika nuk është e siguruar.  

Државниот санитарен и здравствен инспекторат ќе издаде решение со кое на здравствените работници кои немаат договор за работа на Клиниката за токсикологија ќе им биде забранет пристап на Клин

Më 2 maj, drejtoresha e e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Renata Mlladenovska, informoi se Inspektorati do të nxjerrë vendim me të cilin punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë kontratë për të punuar në Klinikën e Toksikologjisë, do t'u ndalohet qasja në këtë klinikë. Ky hap i ISHSSH-së vjen pasi menaxhmenti i Klinikës nuk ka vepruar me vendimin e paralajmërimit të lëshuar me masa të urdhëruara inspektuese.

Me drejtoreshën organizative, siç tha Mladenovska, ka biseduar me përkthyes sepse ajo nuk e përdor gjuhën maqedone. 

Petrovski ishte drejtor i Klinikës së Toksikologjisë nga 15 dhjetori i vitit të kaluar deri më sot. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR