Shkarkohen katër anëtarë të Komisionit Rregullator të Energjetikës
- – Kuvendi sot pasdite në vazhdimin e mbledhjes së 22-të i shkarkoi nga detyra anëtarët e Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbimeve Ujore dhe Shërbimeve për Menaxhim me Mbeturina Komunale, Andrej Tasev, Merita Dema, Faton Ambari dhe Lirim Sulejmani.
- Post By Fitore Curri
- 17:40, 16 dhjetor, 2024
Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) – Kuvendi sot pasdite në vazhdimin e mbledhjes së 22-të i shkarkoi nga detyra anëtarët e Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbimeve Ujore dhe Shërbimeve për Menaxhim me Mbeturina Komunale, Andrej Tasev, Merita Dema, Faton Ambari dhe Lirim Sulejmani.
Shkarkimi është me propozim të Qeverisë dhe siç bëhet e ditur në sqarim, për katër anëtarët ka lëshime formale – juridike në pjesën e përmbushjes së kushteve për emërimin e tyre.
Sipas sqarimit, Tasev dhe Dema nuk e përmbushin kushtin nga neni 17, paragrafi 3, nga Ligji për energjetikë, gjegjësisht gjatë 15 viteve të fundit para emërimit nuk kanë të paktën 10 vjet përvojë pune në energjetikë, ndërsa Sulejmani dhe Ambari nuk e përmbushin kushtin nga neni 17, paragrafi 2, të Ligjit për energjetikë, sipas të cilit anëtar i KRRE-së është person ekspert për çështje juridike, anëtar është person ekspert për çështje ekonomike, një është person ekspert për çështje teknike nga sfera e shërbimeve ujore, ndërsa anëtarët e tjerë janë persona ekspert për çështje teknike nga lëmia e energjetikës. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s