• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkarkohen dy drejtorë të ASH-së, u prononcua edhe Taravari

Shkarkohen dy drejtorë të ASH-së, u prononcua  edhe Taravari

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA)  - Në seancën e sotme qeveritare, edhe krahas procedurave të përcaktuara, zëvendëskryetari i Qeverisë  përgjegjës për Koordinim të Çështjeve Politike të Dikastereve, Artan Grubi, ka qenë ai që vendos cila pikë do të kalojë, e cila jo.  Të gjitha propozimet për të cilat janë kompetente Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH), Grubi  pa i lexuar, i ka refuzuar, ndërsa kryeministri teknik Talat Xhaferi ka bërë amin. Në seancë janë shkarkuar edhe dy drejtorë të Aleancës për Shqiptarët (ASH), ndërsa për shkarkimin e tyre kanë votuar ministrat e ASH-së,  Tiron Jajaga dhe Vjollca Berisha. 

 Këtë sonte në  konferencë për shtyp para Qeverisë e bënë të ditur ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tyre, nuk ka asnjë arsyetim pse janë shkarkuar dy drejtorët. Siç thanë, Grubi ka vendosur  së bashku me anëtarët e ASH-së   që drejtorët të shkarkohen dhe me siguri, shkarkimet, aty ku është e mundur, do të vazhdojnë.

Aliu dhe Mexhiti theksuan se nuk do të japim dorëheqje, se ASH-ja  është unike dhe një grup në parti, për qëllime të veta, bën rezistencë që ASH-ja të shkojë së bashku me BDI-në në zgjedhje. Aleanca për Shqiptarët është unike, potencuan, nuk ka krah, ka organe legjitime dhe një kryetar legjitim - Arben Taravari.

Edhe Aliu edhe Mexhiti përmendën se si ministra kanë shënuar rezultate të shkëlqyeshme, kanë punuar me përgjegjësi, ndershëm dhe në mënyrë transparente dhe kjo, me siguri, dikujt i pengon. 

 Menjëherë pas konferencës për shtyp të dy ministrave, përmes profilit në Fejsbuk u prononcua edhe lideri i ASH-së, Taravari. Ai ka shkruar: "Po na largojnë  sepse ne duam Ndryshim.  Ju themi më shumë se kurrë se ndryshimi ka filluar! 8 maji....afër, shumë afër!.

"Prej dje një pjesë e një grupi të ASH-së ushtron presion të madh ndaj drejtorëve,  me qëllim që ata të jenë në anën e tyre. Gjithashtu, sot në seancën e Qeverisë kemi pasur një pikë për shkarkimin e drejtorëve nga ASH-ja. Bëhet fjalë për Bujare Abazin, drejtoreshë e Postës së Maqedonisë dhe Gazmend Abdija, drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja, dy aktivistët e jashtëzakonshëm të ASH-së. Këtë ne e vlerësojmë drejtpërdrejt si "hedhje benzinë ​​në zjarr" nga BDI-ja, por, për fat të keq, dy zëvendësministrat tanë, Tiron Jajaga dhe Vjollca Berisha, votuan për shkarkimin e këtyre dy drejtorëve. Dua t'ju njoftoj se procedurat janë të tilla, çështje të tilla kadrovike fillimisht duhet të sinkronizohen në nivel të koalicionit qeveritar dhe më pas të dalin si pika në rend dite. Pas kërkesës si mund ato dy pika ata dy drejtorë tanë të jenë në rend dite  pa u konsultuar unë si kompetent nga partia jonë, Artan Grubi insistoi se duhet të jetë kështu dhe ata duhet të shkarkohen. Artan Grubi vendosi se cila pikë do të kalojë,  e cila jo. Artan Grubi  të gjitha projektet për të cilat është kompetente MSHIA  dhe MSH, pa i lexuar, i refuzoi, ndërsa për fat të keq, kryeministri teknik në atë dha amin", deklaroi Aliu.

Mexhiti vlerësoi  se dukshëm nuk është çështje e interesit publik të popullit, por   hakmarrje politike. Në seancë, siç tha, ka propozuar rritjen e pagave të infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive në MSH, nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive për Klinikën në Kozle që u shndërrua në Klinikë Universitare dhe nënshkrimin e një vendimi për parkingun e Qendrës Klinike, por asnjë nga këto pika nuk u pranua, të gjitha u refuzuan menjëherë nga ana e  kryeministrit teknik.

 

Nuk do të japim dorëheqje, as nuk mendojmë se partia do të kërkojë shkarkimin tonë, deklaruan sonte ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe ministri i Shëndetësisë,

Sipas Aliut, vendimi i sotëm që e miratoi Komisionit kadrovik  i partisë për shkarkimin e tij dhe shkarkimin e Mexhitit,  nuk është legjitim.

Në pyetjen si ka votuar Krenar Lloga për drejtorët, Aliu informoi se ai sot nuk ka qenë në seancë.

 "Lloga shumë pak  ka qenë  në seancat e Qeverisë për 11 muaj. Me siguri nuk dëshiron të përballet me ato procese", ka theksuar Aliu.

 Pasdite, në konferencë për shtyp në Qeveri, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyetjet e  gazetarëve, nuk tregoi nëse ka mbërritur kërkesë për shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Ai vetëm shkurt e  shpjegoi   procedurën për emërimin dhe shkarkimin e ministrave. Tha se Qeveria nuk emëron dhe shkarkon, por Kuvendi.

Foto: MIA 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR