Shkarkimi eventual i prokurorit të shtetit Kocevski është partizim i rëndë i gjyqësorit, thotë Kuzeska
- LSDM-ja është për reforma në gjyqësor, por kjo që po bën qeveria është partizim i rëndë, deklaroi zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska e pyetur për qëndrimin e partisë për shkarkimin e mundshëm të prokurorit publik Lupço Kocevski që është në rend dite gjatë seancës së sotme të Qeverisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:02, 25 shkurt, 2025

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - LSDM-ja është për reforma në gjyqësor, por kjo që po bën qeveria është partizim i rëndë, deklaroi zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska e pyetur për qëndrimin e partisë për shkarkimin e mundshëm të prokurorit publik Lupço Kocevski që është në rend dite gjatë seancës së sotme të Qeverisë.
"Qëndrimi i LSDM-së është i qartë për këtë çështje dhe asnjëherë nuk ka qenë në dyshim. Ne jemi për reforma në gjyqësor, por kjo që po bën qeveria është një partizim i rëndë. Prandaj bëjmë thirrje që politika të mbajë larg duart nga gjyqësori dhe të shihen hapat seriozë, sepse bëhet fjalë për reforma serioze lidhur me përmirësimin e gjendjes", deklaroi Kuzeska pas dorëzimit të dokumentit deri te kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me pretendimet e tyre për dyshime se ekziston korrupsion dhe parregullsi në punën e zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti.
Propozimi për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski pritet të miratohet në seancën e sotme të qeverisë. Siç njoftoi dje kryeministri Mickoski, procedura mund të zgjasë disa javë ose muaj, konform ligjit, pasi Qeveria nuk mund ta shkarkojë, por mundet vetëm të fillojë procedurën.
"Absolutisht nuk mundemi ne si Qeveri ta shkarkojmë, por mundemi të fillojmë procedurën. Siç kam informacion duhet të dërgohet shkresë deri te Këshilli i prokurorëve publik ku në afta prej 15 ditëve të presim mendim. Kjo procedurë do të zgjasë, nuk do përfundojë shpejt. I tillë është ligji", tha Mickoski.
Qeveria më 11 shkurt 2025 mori vendim të fillojë procedurën për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Lupço Kocevski i cili ishte emëruar në këtë funksion para një viti, ndërsa mandati i tij zgjatë gjashtë vjet. Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas përfundimit të seancës së 50-të të Qeverisë ka ndërmarrë aktivitete dhe ka përgatitur mendim për propozimin për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, ku si arsye renditen dëmtimi i funksionalitetit të Prokurorisë publike, prishje të marrëdhënieve ndërnjerëzore, veprime të kundërligjshme dhe korrupsion, mosefikasitet në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë publike.
Prokurori republikan Kocevski i përgënjeshtroi pretendimet se ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme dhe njoftoi se për propozimin për shkarkimin e tij do të prononcohet pasi Qeveria ta dorëzojë në Këshillin e prokurorëve publik. qa/
Foto: MIA