• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkariq: Ndryshime kushtetuese në pako me Kushtetutë të re, nuk ka frikë nga bullgarizimi

Shkariq: Ndryshime kushtetuese në pako me Kushtetutë të re,  nuk ka frikë nga bullgarizimi

Shkup, 2 janar 2024 (MIA) - I inkurajoj autoritetet e ardhshme t'i bëjnë ndryshimet kushtetuese, sepse nuk ka frikë nga bullgarizimi, edhe pas kësaj bullgarët nuk mund të na bllokojnë nga aspekti i kërkesave të tyre anakronike, deklaroi profesori i Të drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq.

Në intervistën e Vitit të Ri për Televizionin VISTEL, profesori Shkariq dha mendimin e tij për ndryshimet kushtetuese duke theksuar se pranimi i ndryshimeve në Kushtetutë me regjistrimin e bullgarëve nuk do të thotë bullgarizim i Maqedonisë.

"Përbërja e ardhshme e Kuvendit do t'i pranojë ndryshimet në Kushtetutë me futjen e bullgarëve, kjo nuk do të thotë bullgarizim i Maqedonisë, dhe pas kësaj duhet të mendohet për Kushtetutë të re, sepse e tashmja me të gjitha amendamentet është e pazbatueshme", thsksoi Shkariq.

Lidhur me miratimin dhe ndryshimet e shumë ligjeve si dhe ndryshimet e Kodit Penal, ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, si dhe Ligji për amnisti, profesori theksoi se pushteti gjyqësor është ai i cili mundet, siç tha "të shfajësojë dhe zgjidh këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet".

"Ashtu siç Gjykata Kushtetuese e anuloi të gjithë ligjin për ndryshimin e Ligjit për amnisti nga viti 2009, në mënyrë që Ivanov t'i falë të gjithë ata që ndiqen penalisht nga PSP, ashtu edhe Gjykata Kushtetuese me masa kohore të anulojë ligjin e fundit për ndryshimin e Ligjit Penal, në mënyrë që të anulohen edhe pasojat e aplikimit të saj – deri më tani i përjashtuar nga përgjegjësia penale, e cila mbron elitën politike", theksoi profesori për revistën Veçerva me Sllobodan Tomiq të VISTEL-it.

Profesor Shkariq beson se ndryshimi i emrit të shtetit është një lojë e madhe gjeopolitike.

"Emri lidhet me identitetin, por nuk duhen trajtuar identikisht. Emri vazhdon, fjala Maqedoni është e ngulitur në emrin e shtetit dhe ne jemi i vetmi shtet në botë që e kemi fjalën Maqedoni", thotë Shkariq. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR