• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shitet një qyteti i braktisur në Australinë Perëndimore

Shitet një qyteti i braktisur në Australinë Perëndimore

 Kosak, 29 gusht 2023 (MIA) - Qyteti Kosak i cili ndodhet në bregun e Australisë Perëndimore, është ofruar në shitje. Dikur këtu kanë jetuar  dhe punuar shumë njerëz, të punësuar në industrinë e perlave, por me kalimin e kohës popullsia u shpërngul në qytete më të mëdha.

 Mbledhja e perlave ka filluar në 1880-at dhe deri në vitin 1895 ka pasur 57 anije që kanë punuar më shumë se një mijë njerëz.

Por, ky qytet tani është pothuajse plotësisht i braktisur, kështu që ka vetëm dy banorë - Ris Osterlund dhe partnerja e tij Shenon Ervin, të cilët drejtojnë një kafene. Qyteti është në pronësi të shtetit, i cili vendosi ta shesë atë. Bëhet fjalë  për një sipërfaqe prej 22.2 hektarë, me 12 monumente të mbrojtura, ndërsa aty pranë ndodhet edhe ishulli Jarman.

 Qeveria ende nuk e shpall publikisht çmimin, por përparësi kanë ata që duan të blejnë qytetin për shkak të zhvillimit të turizmit, me akomodim, kamping, kafene, galeri etj. Qëllimi është rindërtimi i qytetit dhe ruajtja dhe menaxhimi afatgjatë me vendin. Ofertat pranohen deri më 20 nëntor.

Foto: Vikipedia 

 

QËNDRONI TË LIDHUR