• e premte, 27 dhjetor 2024

SHISH: Të dënuarit për terrorizëm vazhdojnë me radikalizmin në burgjet shqiptare

SHISH: Të dënuarit për terrorizëm vazhdojnë me radikalizmin në burgjet shqiptare
Tiranë, 21 qershor 2022 (MIA) - Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) të Shqipërisë, në raportin e tij për vitin 2021 paralajmëron se të dënuarit për terrorizëm vazhdojnë aktivitetet e tyre radikale në sistemin e burgjeve në Shqipëri, njofton korrespondentja e MIA-s nga Tirana. Raporti i SHISH-it vlerëson se ekziston rreziku që këta persona radikal të përbëjnë kërcënim për sigurinë pas vuajtjes së dënimit me burg. Ai paralajmëron gjithashtu se aktivitetet hibride të aktorëve joperëndimorë janë shtuar në rajon, por edhe në Shqipëri, lajmërojnë mediat shqiptare. “Organizatat terroriste ISIS dhe Al-Kaeda dhe grupe të tjera ekstremiste mbeten kërcënim për sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale”, kumton SHISH. Poashtu, shton se këto grupe përdorin teknologjinë e komunikimit në internet për të shpërndarë mesazhe radikale dhe për të rekrutuar. “Grupet terroriste janë përhapur në shumë platforma komunikimi për të decentralizuar më tej propagandën e tyre dhe përhapjen e retorikës dhe ideologjisë së tyre. Lidhja e elementeve radikale me luftëtarët e huaj terroristë (LHT) ose organizatat terroriste është një faktor motivues për aktivitete të mundshme terroriste”, thuhet në raport. Gjithashtu, shtohet se shtetas të rajonit, të cilët tashmë janë pjesë e diasporës ballkanike në vendet evropiane, janë identifikuar dhe ndaluar për veprimtari terroriste ose si propagandues dhe përkrahës të ideologjisë së organizatave terroriste. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR