• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shinkovski: Polonia, Franca dhe Gjermania duan që në mënyrë aktive ta mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt aderimit në BE

Shinkovski: Polonia, Franca dhe Gjermania duan që në mënyrë aktive ta mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt aderimit në BE

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Ministri për BE i Republikës së Polonisë, Shimon Shinkovski, i cili në kuadër të vizitës së Grupit të Vajmarit, në Shkup, në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me zëvendëskryeministrin, Bojan Mariçiq, theksoi se mesazhi është i thjeshtë dhe se Polonia, Franca dhe Gjermania duan ta mbështesin në mënyrë aktive Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe t'i dëshirojnë mirëseardhje në Union.

"E dimë se sa i vështirë mund të jetë ndonjëherë procesi, por kemi bërë shumë për të hapur procesin e negociatave për anëtarësim", tha Shinkovski.

Ministri polak theksoi se tani gjithçka është në dorën e klasës politike maqedonase.

"Mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së janë rënë dakord për ndryshime në Kushtetutë, të cilat do t'ju lejojnë të vazhdoni me hapin e ardhshëm vendimtar drejt anëtarësimit në BE. Sigurisht, ky do të jetë vendim serioz për Maqedoninë e Veriut. Ne kemi një histori të gjatë miqësie", tha ministri polak.

Polonia pas Luftës civile në Greqi pranoi 14.000 refugjatë nga Lufta civile në Greqi dhe e ndihmoi Shkupin pas tërmetit tragjik të vitit 1963.

Sipas tij, sot jemi përballë sfidës më serioze të arkitekturës së sigurisë evropiane pas Luftës së Dytë Botërore, agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës.

“Është e rëndësishme të theksohet se ne po punojmë krah për krah me Maqedoninë e Veriut në mbështetjen e Ukrainës dhe në luftën kundër pasojave negative të agresionit rus. Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se është një aleat i besueshëm me të cilin ndajmë vlerat e njëjta", tha ministri polak.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të shkëlqyera, siç mund të shihet nga vizitat e ndërsjella në dy vitet e fundit dhe ato do të vazhdojnë të forcohen në aspektin politik dhe ekonomik.

Polonia, shtoi ai, ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut. mb/

Foto: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR