• e shtunë, 05 tetor 2024

Shinas pas takimit me Mariçiqin: Maqedonia e Veriut tashmë ka marrë hapa të mëdhenj drejtë BE-së, kapeni momentin dhe vazhdoni me reformat

Shinas pas takimit me Mariçiqin: Maqedonia e Veriut tashmë ka marrë hapa të mëdhenj drejtë BE-së, kapeni momentin dhe vazhdoni me reformat

Bruksel, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut tashmë ka ndërmarrë hapa të mëdhenj drejt anëtarësimit në BE, njoftoi pasdite në platformën Iks nënkryetari i Komisionit Evropian dhe eurokomisioneri për promovim të mënyrës evropiane të jetesës, Margaritis Shinas pas takimit me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane dhe negociatorit kryesor të vendit me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq.

"I inkurajojmë miqtë tanë në Shkup që ta kapin momentin dhe të vazhdojnë me reformat kyçe, me fokus në amendamente kushtetuese dhe sundimin e së drejtës", tha Shinas. ss/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR