• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shilegov: Shkupi gjendet në proces të shkatërrimit të plotë, Arsovska të japë dorëheqje

Shilegov: Shkupi gjendet në proces të shkatërrimit të plotë, Arsovska të japë dorëheqje

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov konsideron se Shkupi është në proces të shkatërrimit të plotë dhe ka kërkuar që kryetarja Danella Arsovska të japë dorëheqje.

"E nderuara Arsovska, largohuni! Jepni dorëheqje! Është e virtytshme të pranoni se jeni e paaftë dhe e papërshtatshme për të udhëhequr qytetin. Dhe thjeshtë Qyteti ju ndodhi si paplanifikuar. Pa vizion dhe plan se çfarë do të punohet. Me të gjitha gabimet e mia dhe tonat (partiake, politike dhe civile që kanë kontribuar në këtë)”, ka shkruar Shilegovi në Fejsbuk.

Shilegov propozon që në pranverë të ketë zgjedhje edhe në Shkup. 

"Në maj kemi zgjedhje në Maqedoni. Le të ketë zgjedhje edhe në Shkup. Për pak dinjitet që  secili prej nesh duhet të ketë. Dhe për Qytetin në të cilin të gjithë jetojmë. Për të gjithë ata që shqetësohen: nuk kam asnjë qëllim (as nostalgji për detyrën. jam avokat), por jetoj në Shkup dhe e dua këtë qytet. Dhe si qytetar mendoj se këtu asgjë nuk është në rregull!!! Për armiq brenda dhe jashtë: funksioni nuk e bënë njeriun. Përkundrazi!!! Njeriu e bënë funksionin...", ka shkruar Shilegovi në Fejsbuk. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR