• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHGM: Tendenca negative në Raportin për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve për vitin 2022

SHGM: Tendenca negative në Raportin për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve për vitin 2022

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Numri i sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave në vitin 2022 është rritur, ndërsa në mënyrë shtesë shqetësues është edhe fakti që profesionistët mediatik janë gjithnjë e më shumë objekt i kërcënimeve dhe ngacmimeve në rrjetet sociale, informojnë nga SHGM-ja.

Raporti vjetor për treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, i përgatitur në kuadër të projektit të Platformës Rajonale të Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Komisioni Evropian tregon se mosndëshkimi mbetet edhe më tej problem i madh. 

"Në veçanti shqetësuese është gjuha e urrejtjes dhe etiketimi i gazetarëve dhe punonjësve të mediave nga ana politikanëve dhe bartësit tjerë të funksioneve publike, si dhe trendi i dyfishimit të numrit të procedurave gjyqësore për shpifje dhe fyerje krahasuar me një vit më parë. Sipas regjistrit të SHGM-së, që nga fillimi i vitit 2022 janë regjistruar gjithsej shtatë sulme dhe kërcënime të ashpra ndaj gazetarëve. Duke e krahasuar numrin me vitin e kaluar kur u regjistruan gjithsej pesë raste, këtë vit shënohet rritje e përsëritur e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik", bëhet e ditur në kumtesën e SHGM-së.

Në raport theksohet gatishmëria për bashkëpunim në drejtim të përmirësimit të sigurisë së punëtorëve mediatik  me një pjesë të institucioneve kompetente, ndërsa dëshmi për këtë janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Përgjegjësi Civile për Shpifje dhe Fyerje ku në fillim të vitit u votuan edhe ndryshimet në Kodin Penal dhe dy ligjet tanimë kanë hyrë në fuqi.  

Në raport nënvizohet se gjuha e urrejtjes dhe etiketimi i gazetarëve dhe punonjësve të medias nga ana e politikanëve dhe bartësve të funksioneve tjera publike, si dhe trendi i dyfishimit të numrit të procedurave gjyqësore për shpifje dhe fyerje në krahasim me vitin e kaluar, mbeten në veçanti shqetësuese. Krahas kësaj, institucionet dhe gjykatat kompetente ende nuk mbajnë të dhëna të mjaftueshme të përditësuara për kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe as nuk i publikojnë të njëjtat, tregojnë gatishmëri për të punuar në përmirësimin e sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve mediatik nëpërmjet marrjes së masave të përditësuara dhe ndjekjes penale të autorëve të sulmeve dhe kërcënimeve.

"Shoqatat e gazetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e Komisionit Evropian, krijuan një platformë të përbashkët Safejournalists.net për të monitoruar ndryshimet në legjislacion dhe praktikën e vendeve të tyre dhe për t’u angazhuar në aktivitete të ndryshme avokuese që synojnë avancimin e politikës, mjedisin legjislativ dhe institucional në të cilin punojnë gazetarët dhe mediat. Anëtarët e platformës, që nga viti 2020 monitorojnë situatën në shtatë vende, (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi)", thonë nga atje.

Çdo vit, vlerësimi i shtetit kryhet në bazë të metodave të standardizuara për grumbullimin dhe analizën e të dhënave, ndërsa fokusi i hulumtimit për përfaqësim është në ndryshimet, si në hapësirën tradicionale ashtu edhe në atë të mediave online në vendet e Ballkanit Perëndimor. Metodologjia e hulumtimit është e përbërë nga tre grupe të indikatorëve, e zhvilluar në bazë të analizës sistematike të udhëzimeve të ndryshme, të prodhuara nga organizatat ndërkombëtare relevante.

Raporti vjetor për treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut,  është përpiluar dhe përkthyer në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. fc/

Fotografia: SHGM

QËNDRONI TË LIDHUR