• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHGM: Punonjësit mediatikë katër herë më të ekspozuar në sulme fizike dhe kërcënime kur ka zgjedhje

SHGM: Punonjësit mediatikë katër herë më të ekspozuar në sulme fizike dhe kërcënime kur ka zgjedhje

Shkup, 26 mars 2024 (MIA) - Gazetarët shpesh ballafaqohen me rreziqe të mëdha, veçanërisht në periudha të ndjeshme siç janë zgjedhjet dhe këtë vit kemi dy cikle zgjedhore - presidenciale dhe parlamentare. Sipas hulumtimeve lokale, bazuar në statistikat e 10 viteve të fundit, punonjësit mediatikë janë katër herë më të ekspozuar ndaj sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj jetës së tyre, në kushtet kur ka vit zgjedhor, krahasuar me ato vite kur nuk ka, tha sot drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekullovski, në ngjarjen "Për siguri dhe mbrojtje më të madhe të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë dhe kundër kërcënimeve ndaj lirisë së mediave", që u mbajt në Klubin e gazetarëve.

Bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Prokurorinë Themelore Publike, sipas Sekullovskit, në vitin e kaluar ka qenë në nivel profesional në kontekst të komunikimit të shpejtë dhe efikasitetit në drejtim të reagimit me kohë nga ana e tyre si institucione kompetente që veprojnë në rast të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve apo personave të punonjlsve mediatikë me përjashtim të kërcënimeve onlajn.

Nga gjithsej pesë kërcënime dhe sulme të regjistruara ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave në vitin 2023, janë dy raste të sulmeve fizike me vendim gjyqësor. Tri rastet e tjera, theksoi Sekullovski, janë ende në proces.

Sekullovski vlerësoi se organet e rendit edhe më tutje shfaqin mangësi në aspektin e aftësisë së tyre për të vepruar në kuadër të sulmeve dhe kërcënimeve onlajn, edhe pse gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit kanë dorëzuar më shumë se pesë ankesa në Departamentin për krime kompjuterike dhe mjekësi ligjore digjitale pranë MPB-së.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, apeloi deri te liderët e partive dhe personat e tjerë që flasin para simpatizantëve që t'i përjashtojnë gazetarët nga fjalimet e tyre. Sepse, sqaroi ai, një politikan në një tubim apo në një deklaratë për media, nëse thotë diçka për një gazetar, në tentativë për ta diskredituar, më vonë kanë fyer publikisht punonjëait e përmendur mediatik.

Gazetarja Eva Gjakova para të pranishmëve tregoi përvojën e saj, duke u sulmuar si ekip, ndaj u bind që të mos denoncojë në polici nga disa persona.

Institucionet në rastin tonë ishin të shpejta dhe profesionale, nënvizoi ajo, duke thënë se të gjithë duhet të ndhejehn të sigurt duke bërë punën e tyre.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, bëri thirrje që sa më shpejt të raportohet për sulmet ndaj mediave.

Prokurori publik në Prokurorinë Publike të Shkupit, Dejan Petrevski, nga ana tjetër, foli për rëndësinë e ndryshimeve ligjore dhe zbatimin e tyre. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR