• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHGM: Punonjësit e mediave të kryejnë punën e tyre pa pengesa

SHGM: Punonjësit e mediave të kryejnë punën e tyre pa pengesa

Shkup, 30 prill 2024

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka dorëzuar përgjigje me shkrim për parashtresën e dërguar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) lidhur me rastin e shkeljes së të drejtave të gazetares Meri Jordanovska gjatë ditës së zgjedhjeve më 24 prill. Në përgjigje thuhet se nëse gjatë ditës së zgjedhjeve më 8 maj 2024 përsëritet një situatë e shkeljes së të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve të medias, anëtarët dhe zëvendës anëtarët e organeve zgjedhore do të sanksionohen përkatësisht.

Konkretisht, në  parashtresën që i është dërguar KSHZ-së më 25 prill, SHGM ka reaguar ndaj sjelljeve joprofesionale të anëtarëve të këshillit zgjedhor në vendvotimin nr. 2762 në komunën Kisella Vodë – Shtëpia e B.L. në rr. Hristo Tatarçev numër 44, Shkup, ku gazetares Meri Jordanovska nuk i është lejuar të fotografojë në dhomën ku është mbajtur votimi, edhe pse paraprakisht është prezantuar siç duhet dhe ka treguar akreditimin gazetaresk. SHGM gjithashtu kërkoi nga KSHZ që të ndërmarrë procedura dhe sanksione përkatëse për këtë rast, si dhe t’u tregojë anëtarëve të komisioneve zgjedhore se nuk duhet të pengojnë punën e gazetarëve dhe mediave gjatë procesit zgjedhor.

Në përgjigjen e parashtresës, KSHZ-ja informoi se në një seancë publike para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, ka dhënë rekomandime të qarta për të gjitha organet zgjedhore që puna e tyre të jetë publike dhe transparente. KSHZ-ja po ashtu thekson se gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët në kuadër të kryerjes së punës së tyre profesionale mund të dalin lirisht në terren në vendvotime dhe të inçizojnë dhe fotografojnë por vetëm duke u tërhequr vërejtjen që t’i kushtojnë vëmendje fshehtësisë së të dhënave personale të qytetarëve në zgjedhje, fshehtësinë e votimit prapa paravanit dhe nëse ndonjë votues deklaron se nuk dëshiron të filmohet apo fotografohet.

Në letrën drejtuar SHGM-së, KSHZ-ja thekson se gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale si dhe zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 8 maj 2024, duhet t’u mundësohet gazetarëve të cilët janë identifikuar siç duhet para Këshillit Zgjedhor që të kryejnë punën e tyre profesionale. Ata shtojnë se sipas manualit për edukimin e këshillave zgjedhor, rëndësi të veçantë i është kushtuar bashkëpunimit me mediat dhe mos pengimi i punës dhe raportimit të tyre gjatë ditës së zgjedhjeve.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.


 
 

QËNDRONI TË LIDHUR